Kryefjala Logo

E rëndë në Gjermani! 4-vjeçarja humb jetën pas sulmit nga një pitbull

9 Korrik, 2026 | 4:46 pm

Një ngjarje tragjike ka tronditur Gjermaninë, ku një vajzë vetëm katër vjeçe humbi jetën pasi u sulmua nga një qen pitbull në zonën e Osternienburger Land.

Sipas mediave gjermane, shërbimet e emergjencës, policia dhe mjeku i urgjencës u njoftuan rreth orës 16:00. Ekipet mjekësore mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe kryen përpjekje intensive për ta rikthyer fëmijën në jetë, por pa sukses. Mjeku u detyrua të konstatonte vdekjen e saj.

Nga hetimet paraprake rezulton se vajza dhe qeni ndodheshin brenda të njëjtës banesë në momentin e incidentit. Dyshohet se pitbulli e sulmoi papritur të miturën, duke i shkaktuar plagë fatale.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, qeni nuk paraqiste më rrezik të menjëhershëm. Kafsha u vu nën kontroll nga autoritetet dhe më pas u dërgua në një institucion për mbrojtjen e kafshëve.

Policia e Dessau-Roßlaut ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Të ngjashme