Lajme
Biznesmeni Nadir Çausholli reagon: Asnjë prej nesh nuk u godit, ja si është e vërteta e konfliktit
6 Korrik, 2026 | 10:30 pm

Biznesmeni Nadir Çausholli, pronar i Green Taxi, ka reaguar pas konfliktit që ka lindur me sipërmarrësin e Sky Tower, Vladimir Kosta.
Reagimi i Çaushollit vjen pas denoncimit publik të bërë nga Vladimir Kosta. Pronari i Green Taxi ka paraqitur versionin e tij të ngjarjes dhe arsyet që, sipas tij, çuan në përplasjen me pronarin e Sky Tower. Ai pretendon se është kërcënuar nga Vladimri Kosta dhe dhendri i tij, ndërkohe qe shton se nuk ka patur goditje apo akte dhune.
“Konflikti që kemi pasur është vetëm me Lad Kostën dhe jo me Mirton Likën, që është dhëndri i Ladit. Lad Kosta është pronari real i Sky Tower.
Green Taxi ka vendet e taksive përballë Ambasadës Zvicerane (që prej 8 vitesh), që janë rreth 15 metra larg Sky Tower.
Historia filloi para 1.5 vitesh, kur Lad Kosta shkon me pistoletë në dorë dhe kërcënon shoferët e Green Taxi. Ne i bëjmë kallëzim penal. Normalisht, duhej që Lad Kosta të ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe për kërcënim me jetë. Prokurori e mbyll çështjen dhe i jep krah Lad Kostës të vazhdojë të kërcënojë. Ndërkohë, po e njëjta kamerë, nga e cila Lad Kosta nxori sot pjesën që i interesonte për gallatë për mediat e gallatës, si Boldnews, që vetëm pronari i vet, Leonard Bakillari, e sheh.
Prej 1 viti na e ka zënë vendin tonë me mjetet e veta, në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që ai është vend taksish që ne e kemi prej vitit 2018 dhe ne s’kemi çfarë t’i bëjmë, sepse ai ka shokë ata të policisë dhe s’i bën dot gjë askush.
Ne kemi të vendosur aty karikuesin tonë të Green Taxi, i cili është me leje ndërtimi dhe konform gjithë procedurave. Për atë karikues kemi shpenzuar 55 mijë euro për lidhjen dhe blerjen e karikuesit.
Para dy muajsh, Lad Kosta, i suportuar nga institucionet, vjedh karikuesen tonë dhe vendos një tjetër të veten pa leje ndërtimi, duke ndërhyrë te lidhjet elektrike të OSHEE-së, për të cilat ne paguajmë faturat çdo muaj. Kur ne shkojmë të shohim për karikuesin tonë, ai thotë që e kam marrë dhe s’dua më jua jap.
Besoj se është e patolerueshme për këdo që të shohë, ditën për diell, kur tjetri të vjen të vjedhë pajisjen dhe s’i bën dot gjë askush. I bëjmë kallëzim penal sërish Lad Kostës dhe dhëndrit të tij, Mirton Likës. Policia nuk vepron që t’i heqë karikuesin e paligjshëm, të vendosur pa leje ndërtimi, duke vjedhur pajisjen e dikujt tjetër, duke bërë ndërhyrje të paligjshme në lidhjet e sahatit elektrik të dikujt tjetër dhe duke kërcënuar stafin e Green Taxi me jetë: “Po u afruat, do ta shihni çfarë do t’ju bëjmë.”
Para një jave, Lad Kosta hoqi pajisjen e vet që e kishte vendosur forcërisht te vendi ynë dhe ne u detyruam të vendosim pajisjen tonë të re, se të vjetrën na e mban peng Lad Kosta.
Ndërkohë, Lad Kosta dhe dhëndri i tij, Mirton Lika, shkojnë, kërcënojnë sot stafin që po rivendoste pajisjen tonë te vendi ynë dhe e godasin me shkelm pajisjen, konkretisht Mirton Lika. Ai nuk nxjerr këtë pjesë të filmimeve, por nxjerr, në bashkëpunim me mafien mediatike (për të cilën do të them dy fjalë më poshtë), vetëm videon ku unë godas karrigen që ishte aty afër dhe nuk kam goditur fare Mirton Likën.
Shkova aty edhe vetë, sepse besoj se çdo mashkull jo pederast do ta mbronte stafin e vet nga kërcënimet e atij torrollakut, Lad Kostës. Ai “engjëlli” kishte marrë 20 bodigardë, gjoja për imazh. Asnjëri nga ne nuk u godit, përveç sajesave mediatike”, deklaron Nadir Çausholli./ Nga Panorma.al
















































