Kryefjala Logo

Tragjike në Greqi! Fëmija 6-vjeçar nxirret pa shenja jete nga pishina, nëna shqiptare në gjendje shoku

3 Korrik, 2026 | 9:05 am

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Gialova, në komunën Pylos-Nestor në Mesini, ku një fëmijë 6-vjeçar ka humbur jetën pasi është gjetur pa shenja jete në pishinën e një banese.

Sipas informacioneve, fëmija ndodhej me nënën e tij, një 32-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila punonte si pastruese në një shtëpi dykatëshe në zonë. Dyshohet se në rrethana ende të paqarta, i mituri ka mbetur pa mbikëqyrje për një moment dhe më pas është gjetur në pishinë pa ndjenja.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, të cilat kanë kryer përpjekje për reanimim (CPR), ndërsa fëmija është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Pylos. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, në orën 16:30 është konfirmuar vdekja e tij.

Nëna e fëmijës ndodhet në gjendje shoku, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Është urdhëruar gjithashtu kryerja e autopsisë.

Të ngjashme