Kryefjala Logo

E gjeni dot? Sara dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit të dytë

2 Korrik, 2026 | 5:10 pm

Sara Gjordeni dhe Bardhi, po jetojnë një nga periudhat më të ëmbla të jetës së tyre.

Ata do të bëhen prindër për herë të dytë shumë shpejt. Lajmin e bukur për shtatzëninë, Sara e zbuloi javë më parë gjatë puntatës së parë të emisionit që drejton, duke befasuar dhe gëzuar pa masë ndjekësit e tyre.

Dyshja, të cilët janë prindër të një vajze të quajtur Nea, e cila këtë dhjetor mbush dy vjeç, së fundmi kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës që po presin.

Përmes një postimi mjaft emocionues në rrjetet sociale, ata treguan se janë në pritje të një tjetër vajze, duke zgjeruar kështu familjen e tyre me një tjetër princeshë.

Zbulimi i gjinisë u bë përmes një videoje tejet të veçantë ku protagoniste ishte vajza e tyre e vogël. Në pamjet e ndara me ndjekësit, shihet dora e vogël e vajzës së tyre, Neas, duke prekur tortën festive, e cila fshihte ngjyrën rozë brenda saj.

Urimet nga miqtë, kolegët e estradës dhe fansat e shumtë kanë vërshuar në minutat e para të publikimit të videos, duke u dëshiruar sa më shumë lumturi në këtë kapitull të ri të jetës familjare.

 

Të ngjashme