Lajme
Nëna lë fëmijët në makinë dhe shkon të bëjë pazar, të vegjlit humbin jetën nga i nxehti ekstrem në Francë
22 Qershor, 2026 | 5:51 pm

Dy fëmijë të vegjël, të moshës 2 dhe 4 vjeç, janë gjetur të pajetë mesditën e sotme brenda një automjeti familjar në Carpentras, në jug të Francës, në një ngjarje që ka tronditur opinionin publik.
Ngjarja është konstatuar rreth orës 13:10, kur fëmijët janë gjetur brenda makinës së parkuar pranë banesës së familjes, pasi nëna e tyre ishte kthyer nga pazari. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të emergjencës dhe përpjekjeve për t’i rikthyer në jetë, të dy fëmijët nuk kanë mundur të mbijetojnë.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se ende nuk është e qartë se si të miturit kanë hyrë në automjet dhe për sa kohë kanë qëndruar brenda tij. Hetimet paraprake po shqyrtojnë mundësinë që ata të kenë hyrë në makinë pa dijeninë e nënës së tyre 33-vjeçare.
Ngjarja ndodh në një periudhë kur Franca po përballet me një nga valët më të forta të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë. Autoritetet kanë vendosur 49 departamente në nivelin më të lartë të alarmit për temperatura ekstreme, ndërsa pjesa dërrmuese e popullsisë është prekur nga kushtet e rënduara të motit.

















































