Showbiz
Pas përqafimit live, Mateo publikon foton romantike me Brikenën
22 Qershor, 2026 | 5:59 pm

Pas lajmit për përqafimin e tyre në emision pas ndarjes, duket se raporti mes Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Së fundmi, Mateo ka ndezur sërish dyshimet për një rikthim të mundshëm me Brikenën, pasi ka publikuar në InstaStory një foto mjaft romantike krah saj. Në imazhin e ndarë me ndjekësit, dyshja shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa Mateo ka etiketuar Brikenën dhe e ka shoqëruar postimin me një emoji zemre të kuqe.

Ky postim vjen pak kohë pasi ata surprizuan publikun me përqafimin e tyre live në emision, duke bërë që fansat të besojnë se akujt mes tyre janë shkrirë plotësisht.

Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht një rikthim në lidhje, fotoja e fundit ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë në komente dhe spekulime mbi të ardhmen e çiftit.










































