Kryefjala Logo

Danja ndan momentin romantik në krahët e partnerit

19 Qershor, 2026 | 1:16 pm

Gjithmonë e rezervuar dhe e kujdesshme për ta mbajtur jetën private larg syrit të publikut, këtë herë Danja ka zgjedhur të ndajë një moment më romantik.

Pas lajmeve që “pushtuan” mediat muajt e fundit për ndarje dhe ribashkim, një gjë është plotësisht e sigurt: Danja nuk është vetëm.

Në videon e ndarë në Instastory, ajo shihet qartë e mbështetur plotësisht në krahët e një mashkulli, duke shijuar një mbrëmje të ngrohtë.
Edhe pse ajo ka zgjedhur të mos ia tregojë fytyrën për të ruajtur privatësinë, pamjet flasin vetë.

Dora e saj e vendosur ëmbël mbi krahun e tij tregon afrimitetin e madh mes tyre, teksa postimi është shoqëruar me këngën romantike “Kiss Me” dhe shkrimin “Netë vere”.

Ky postim i fundit konfirmon se ajo po shijon lumturinë “vetë e dyta” dhe se po e jeton pafund këtë periudhë të saj.

IMG 7473

Të ngjashme