Politike
Ndahet nga jeta babai i Ilir Metës, a do të marrë pjesë ish-presidenti në varrim?
1 Qershor, 2026 | 12:59 pm

Babai i ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. Rexhep Meta do të përcillet nesër për në banesën e fundit në Çepan të Skraparit, vendlindjen e familjes Meta.
Burime për Top News nga Drejtoria e Burgjeve bëjnë me dije se ish-presidentit Ilir Meta do t’i jepet leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore. Mësohet se avokati i kreut të Partisë së Lirisë ka paraqitur kërkesën për lejimin e daljes nga institucioni 313 për disa orë, me qëllim pjesëmarrjen në varrimin e të atit.
Sipas të njëjtave burime, SPAK ka dhënë miratimin për këtë procedurë, ndërsa po kryhen veprimet administrative që Meta të shoqërohet nesër drejt Skraparit.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës u konfirmua edhe nga ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi, teksa po hynte në ambientet e SPAK.
Ceremonia mortore pritet të zhvillohet në Çepan, aty ku familjarë, miq dhe të afërm do t’i japin lamtumirën e fundit Rexhep Metës.



















































