Lifestyle
Nuk do të jetë më falas? Ja çfarë po ndryshon me Instagramin
27 Prill, 2026 | 3:01 pm

Instagram duket se po eksperimenton me një shërbim të ri me pagesë të quajtur Instagram Plus, i cili synon të sjellë funksione të avancuara për përdoruesit e zakonshëm. Ndryshe nga shumë veçori të tjera të platformës, kjo paketë nuk është menduar për bizneset apo krijuesit e përmbajtjes, por për llogaritë personale, duke sinjalizuar një drejtim të ri në strategjinë e monetizimit.
Një nga risitë më të përfolura është “modaliteti i padukshëm”, që u jep mundësi përdoruesve të shikojnë story-t e të tjerëve pa u shfaqur si shikues. Paralelisht, do të ketë edhe një funksion që tregon jo vetëm kush i ka parë story-t, por edhe sa herë janë rishikuar ato.
Ndryshime të tjera përfshijnë zgjatjen e kohëzgjatjes së story-ve deri në 48 orë, duke dyfishuar limitin aktual. Përdoruesit do të kenë gjithashtu mundësinë të promovojnë një story në javë në krye të feed-it, si dhe të krijojnë lista të pakufizuara “Close Friends”.
Paketa pritet të ofrojë edhe opsione të reja kërkimi për shikuesit e story-ve sipas emrit, si dhe mundësinë për të parë një story paraprakisht pa u regjistruar si shikim. Mes risive përmenden edhe reagime të reja, si “Super Heart”.
Sa i përket çmimit, abonimi mendohet të kushtojë nga 1 deri në 3 dollarë në muaj, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Instagram.

















































