Kryefjala Logo

Neymar surprizon fansat shqiptarë, shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës

16 Mars, 2026 | 6:20 pm

Ylli brazilian i futbollit Neymar Jr. është bërë pjesë e një momenti që ka tërhequr vëmendje edhe në rrjetet sociale shqiptare.

Futbollisti i njohur është fotografuar duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, një gjest që lidhet shpesh me identitetin shqiptar.

Në foto ai shfaqet i buzëqeshur pranë kreatorit Leon Gillies Mannes, i njohur si mik i këngëtares Dafina Zeqiri. Momenti është shpërndarë në InstaStory nga një grimiere e njohur, e cila zbuloi se fotografia ishte realizuar si një dedikim për djalin e saj, që është fans i madh i Neymarit.

Postimi është shoqëruar edhe me një mbishkrim me humor: “Leon patrioti”, duke e bërë momentin edhe më simpatik për ndjekësit.

img 5582

Kjo duket të jetë një nga rastet e rralla kur Neymar shihet duke bërë simbolin shqiptar, megjithatë futbollisti brazilian ka pasur edhe më parë kontakte dhe miqësi me personazhe të njohur shqiptarë në botën e muzikës dhe showbizit.

Fotografia u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke marrë shumë reagime nga fansat shqiptarë që e komentuan me entuziazëm gjestin e yllit të futbollit.

Të ngjashme