Sport
Dueli i “kick-box” kthehet në arenë lufte, tifozët dhunojnë me grushte e shqelma sportistin grek
30 Dhjetor, 2025 | 1:28 pm

Tensione dhe skena kaotike janë regjistruar në Serbi pas përfundimit të një ndeshjeje kick-box për titullin botëror profesionist të WKU-së në kategorinë 67 kg.
Dueli mes Yiannis Tsoukalas dhe Vahid Kitsara, i zhvilluar në Novi Pazar, u shndërrua në kaos menjëherë pas gongut përfundimtar.
Sipas raportimeve, persona nga ekipi i sportistit vendas hynë në ring dhe sulmuan kick-boxerin grek, duke shkaktuar përleshje të menjëhershme. Situata doli shpejt jashtë kontrollit, ndërsa konflikti u zgjerua edhe jashtë ringut, me dhjetëra persona të përfshirë.
Organizatorët nuk arritën të vendosin rendin, ndërkohë që mediat lokale kanë ngritur shqetësime serioze për mungesën e masave të sigurisë gjatë eventit. Pas incidenteve, Tsoukalas u transportua drejt një spitali në Beograd për ekzaminime mjekësore dhe, pasi rezultoi pa lëndime serioze, u rikthye në Greqi.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe ka vënë në pikëpyetje standardet e sigurisë në evente të tilla sportive.




















































