Kryefjala Logo

“Kirurgjia zgjuar” në trurin e një fëmije u realizua në Spitalin Amerikan 3

25 Gusht, 2025 | 1:08 pm

Realizohet per here te pare ne Shqiperi Kirurgjia Zgjuar ne Trurin e nje Femije, një ndërhyrje e rrallë dhe delikate që kërkon koordinim të jashtëzakonshëm multidisiplinar.

Nderhyrja komplekse u realizua nga Prof. Mentor Petrela dhe Neurokirurgu Dr. Mirel Grada, me mbështetjen e një ekipi të përbërë nga neurofiziologë, neuropsikologë, neurologë dhe neuroanestezistë.

Alvensi, që erdhi në moshën 14-vjeçare, ishte pacienti i parë që u paraqit me një sëmundje të anës së majtë të trurit ku komandohet dora, këmba dhe kryesisht qendra e të folurit dhe të komunikimit. Pra, u bë imperative që për ta ndihmuar atë sa më tepër, një kirurgji zgjuar do t’i jepte shanset më të mëdha sesa një kirurgji që do të bëhej me narkozë.”

U arrit të realizohej me sukses një ndërhyrje e rrallë dhe jashtëzakonisht komplekse, që kërkon jo vetëm pjesëmarrjen aktive të pacientit, por edhe një ekip mjekësor me ekspertizë të veçantë dhe kualifikim të lartë ndërkombëtar.

Me këtë ndërhyrje unike në rajon, qe sipas raportit te fundit botuar ne 2023, te numrit te rasteve trajtuar deri tani, ne Journal of Neurosurgery, revista amerikane me impaktin me te larte ne specialitet, Spitali Amerikan rradhitet me standartet e qendrave më të avancuara ndërkombëtare në neurokirurgji.

Të ngjashme