Kryefjala Logo

Aksident në Durrës, makina humb kontrollin përplas 4 makina të parkuara

21 Gusht, 2025 | 9:58 am

Një aksident që përfshiu disa mjete ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Vllazërimi”, në lagjen 17, në Durrës.

Sipas burimeve, drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe u përplas me disa makina të parkuara buzë rrugës. Në këtë ngjarje rrugore u përfshinë edhe 5 automjete të tjera.

Nga aksidenti nuk raportohet të ketë persona të lënduar, ndërsa u shkaktua trafik i rënduar në këtë aks rrugor.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes që paraprakisht deklarohet se u shkaktua nga shpejtësia në drejtim.

Të ngjashme