Kryefjala Logo

Deputeti vret veten brenda Parlamentit, shpallet zi kombëtare

19 Gusht, 2025 | 2:19 pm

Një ngjarje tragjike ka tronditur Finlandën, pasi një deputet i ka dhënë fund jetës së tij brenda ndërtesës së Parlamentit. Zona u rrethua menjëherë nga forca të shumta policore, ndërkohë që lajmi u konfirmua nga kryeministri Petteri Orpo, i cili nuk bëri publik emrin e deputetit.

Orpo deklaroi se trupi i një anëtari të grupit parlamentar të Koalicionit Kombëtar ishte gjetur në ambientet e Parlamentit, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin.
“Pak çaste më parë morëm një lajm vërtet tronditës nga Parlamenti, vendi ynë i përbashkët i punës,” tha kryeministri. “Një nga kolegët tanë ka ndërruar jetë në ambientet e Parlamentit. Ky është një lajm shumë i dhimbshëm.”

Ai shtoi se aktivitetet politike do të pezullohen në shenjë zie, ndërsa shprehu ngushëllimet e tij:
“Urojmë forcë familjes, të dashurve dhe kolegëve të tij. Kjo na prek thellësisht të gjithëve. Ne u dërgojmë përshëndetje dhe forcë.”

Aktualisht Parlamenti finlandez ndodhet në pushimet verore, me deputetët që pritet të rikthehen në punë më 2 shtator.
Sipas mediave vendase, trupi i deputetit u gjet rreth orës 11:00 të paradites me orën lokale, ndërsa prania e policisë në ndërtesë ishte e dukshme që nga fillimi i pasdites së të martës.

Mediat po përmbahen nga publikimi i identitetit të deputetit deri në njoftimin e familjarëve të tij.

Të ngjashme