Kryefjala Logo

Aksident i rëndë në Greqi, tre shqiptarë shkrumbohen brenda makinës, dy të plagosur rëndë

18 Gusht, 2025 | 6:14 pm

Tre shqiptarë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti tragjik të ndodhur mesditën e së hënës në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, në pikën e pagesës Iasmos.

Mediat greke raportojnë se një kamion u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura dhe mjetet shpërthyen në flakë pas përplasjes, duke çuar në karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërën prej makinave.

Kamioni thuhet se u përplas kokë më kokë me automjetin përpara tij, i cili u përfshi nga flakët.

Në bord ndodheshin 4 shqiptarë me banim në Athinë, një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare.

Tre të parët u karbonizuan, ndërsa e fundit arriti të dilte vetë nga makina.

Mjeti tjetër i përfshirë në aksident mbante 4 të afërm grekë, gjithashtu banorë të Athinës, një shofer 36-vjeçar, një pasagjer 28-vjeçar dhe dy djem të moshës 4 dhe 5 vjeç.

Të gjithë u dërguan në spitalin e Komotinisë me lëndime të lehta.

Të ngjashme