Lajme
Ra zjarri në banesë, humb jetën 52 vjeçarja në Pogradec
28 Korrik, 2025 | 10:44 am

Një 52-vjeçare ka humbur jetën në Pogradec mëngjesin e së hënës.
Në banesën e saj ra zjarr, teksa 52-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi.
Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


















































