Kryefjala Logo

Zjarret në vend, rruga Himarë-Sarandë e pakalueshme

27 Korrik, 2025 | 9:54 am

Situata nga zjarret është përkeqësuar gjatë orëve të natës. Në Borsh flakët i janë afruar zonës së plazhit, ndërsa rruga Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme.

Sipas raportimeve, autoritetet kanë evakuuar shumë banorë të cilët jetojnë në banesat që rrezikohen nga zjarri masiv, si dhe pushuesit e akomoduar në hotelet e Borshit.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë me dije se në Borsh, Piqeras dhe Sasaj ka rinisur ndërhyrja nga ajri më dy helikopterë për fikjen e zjarreve.

Të ngjashme