Kryefjala Logo

“Motra më tha babi ka rënë banjo”, flet vajza e madhe e viktimës në Fier

25 Korrik, 2025 | 8:20 pm

Pasi percolli babane per ne banesën e fundit, me nenen dhe motren ne burg, vajza e madhe e familjes Rama ne Frasher te Patosit, Kristiola Rama, tregoi per mediat se si e mori vesh lajmin.

Emigrante ne Itali me tre femije, Kristiola mberriti nje dite me pare ne vendlindje per te marre pjese ne ceremonine e varrimit te te atit, por mesoi nje tjeter version per ngjarjen, i ndryshem nga ai qe i tregoi motra e vogel, Emanilda.

Me nje qetesi qe mund te justifikohet vetem nga tronditja e madhe, Kristiola Rama tregon se si e motra e telefonoi mbremjen se se martes per t’i thene se i ati kishte nderruar jete.

Ne nje moment ajo thote se degjoi zerin e te atit por e ema e siguroi se ai kishte vdekur teksa lante trupin e te ndjerit.

‘’Nga ora 8 më ka marrë motra në telefon që babi kishte rënë në banjo. Edhe më tha kështu: o motra ka rënë babi në banjo. Edhe I thashë ça po thua dhe fik telefonin. Pastaj e marr pas 5 minutash edhe më thotë mami ik se po merremi me babin se po e vishnin a po e lanin nuk e di. Edhe e fika prap telefonin. I rashë prap mamit nuk ma hapi telefonin dhe mora kunatën që të merrja vesh. Kur po e lante mami dëgjova një si zë dhe I thashë mami është babi gjallë? Jo tha ka vdekur’’.

Të ngjashme