Kryefjala Logo

Dyshohet se i dha telefonin kryebashkiakut të Tiranës/ SPAK i komunikon akuzën policit të burgjeve që u mor në qafë nga Erion Veliaj

23 Korrik, 2025 | 4:17 pm

Një punonjës i sistemit të burgjeve është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, pasi gjatë transferimit të Erion Veliajt nga Durrësi në Tiranë, dyshohet se i ka dhënë këtij të fundit një telefon celular.

Ky veprim përbën shkelje të rëndë të protokolleve të sigurisë, çka ka çuar Prokurorinë e Posaçme të ngrejë akuzë ndaj policit. Hetimet janë ende në vijim, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjitha detajet dhe për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Të ngjashme