Lajme
Mos u ankoni nga vapa/ Në New York shpallet gjendja e jashtëzakonshme nga temperaturat e larta
24 Qershor, 2025 | 7:54 pm

New York dhe zonat përreth po përballen me një valë përvëluese të të nxehtit, që po rrit ndjeshëm temperaturat dhe rrezikun për shëndetin publik.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA (NWS), temperaturat janë ngjitur deri në 35°C, ndërsa për shkak të lagështisë së lartë, ndjeshmëria ka kapërcyer kufirin e 38°C.
Përballë kësaj situate ekstreme, guvernatorja Kathy Hochul ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në 32 qarqe, përfshirë edhe pesë lagjet e qytetit të New York-ut.
Ndërkohë, qytetarët kanë kërkuar strehë në pishina publike dhe ambiente me ajër të kondicionuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për kujdes të shtuar ndaj goditjeve nga i nxehti dhe dehidratimi.


















































