Kryefjala Logo

Himara po digjet prej 15 orësh, ushtria ndërhyn nga ajri

22 Qershor, 2025 | 11:06 am

Prej më shumë se 15 orësh një zjarr i madh ka përfshirë kodrat në lindje të qytetit të Himarës në afërsi të fshatit Pilur.

Vatrat e zjarrit janë përhapur me shpejtësi ndërsa zjarri është ndihmuar dhe nga era duke djegur shkurre por dhe pemë që ndodhen në atë zonë, por duke u ngjitur edhe me lart në mal.

Nga mesdita e djeshme dhe në vijim rreth 15 forca të zjarrfikëses së Himarës, punonjës së policisë së komisariatit dhe bashkisë së Himarës por dhe emergjencat civile po luftojnë për ta shuar zjarrin. Por, terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen nga zona kodrinore dhe për këtë situatë është njoftuar dhe helikopteri, që këtë mëngjes nisi ndërhyrjen.

Ajo që ngelet me shqetësuese është tymi që përhapet në ajër dhe ky është një shqetësim për pushuesit. Zjarrfikësit shprehen se me shqetësues është humusi, i cili riaktivizohet kur fryn erë, ndaj punonjësit po e mbajnë në kontroll.

Të ngjashme