Kryefjala Logo

Festë për 34-vjetorin e PS-së. Edi Rama: Kjo ditëlindje vjen pas një fitoreje, me përgjegjësi të madhe

19 Qershor, 2025 | 8:23 pm

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së 34-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, duke e konsideruar një ditë të veçantë për faktin që vjen pas një fitoreje domethënëse, të jashtëzakonshme të 11 majit.

Rama theksoi se kjo fitore vjen me përgjegjësitë më të mëdha, ndërsa PS sipas tij, ka treguar se nuk i shmanget përgjegjësive dhe kjo është arsyeja që nuk lodhen së fituari. Më tej, kryeministri nuk la pa përmendur edhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke vënë theksin te besimi i shqiptarëve me votë për PS, që kjo e fundit ta udhëheqë vendin drejtë Bashkimit Europian.

“Përshëndetje të gjithëve dhe gëzuar ditëlindjen e 34 të Partisë Socialiste. Ju që jeni këtu dhe të gjithë atyre që nuk janë të pranishëm, por janë pjesë e pandashme e kësaj familje të mdhe politike.

Kjo ditë bëhet e veçantre si rezultat i faktit që vjen pas nje fitorje domethënëse për PS. Një fitore e cila vjen me një përgjegjësi më të madhe si asnjëherë tjetër, pasi u mishërua si rezultat i një mbështetje më të madhe si asnjëherë tjetër për PS.

Ne nuk jemi frikur apo shmangur përgjegjësive që vijnë me fitoret, dhe kjo është arsyeja akryersore që ne nuk lodhemi së fituari. Natyrisht që shumë gjëra duhen bërë me patjetër më mirë, kur kjo fitore është lidhur më një madat të jë besimi të jashtëzakonshëm për ta udhëhequr vendin dhe për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.

Një objektiv sa i afërt dhe jashtëzakonisht i lidhur me sa shpejt ne do jemi në gjendje të përmisohemi dhe të përmbushim detyrat. Nuk kemi asnjë arsye për të mos qenë besimplotë, kemi një skuadër të re me jo pak, po me 83 deputetë. Më shumë se numri është përbërje e skuadër, harmonizimi i eksperiencës me prurjet e reja.

Kemi po ashtu edhe një skuadër mbështetëse jashtëzakonisht premtuese në të gjitha njësitë administrative, në zonat ku PS është anagzhuar gjatë këtyre muajve.”, tha Rama.

Të ngjashme