Kryefjala Logo

Burri fatlum dhe fatkeq. Fitoi 5 milionë dollarë në llotari por i kaloi në llogarinë e të fejuarës që i mori dhe iku me një tjetër

16 Qershor, 2025 | 6:27 pm

Dashuria është e verbër por pikërisht për këtë duhet verifikuar. Aq më shumë kur fati të troket me miliona dollarë.

Një burrë nga Winnipegu me emrin Lawrence Campbell fitoi pak kohë më parë 5 milionë dollarë kanadezë (rreth 3.6 milionë dollarë amerikanë) në lotarinë Lotto 6/49 pikërisht në janar 2024. Por ai nuk kishte dokumente të vlefshme ose një llogari bankare ku ti kalohej shuma e fituar.
Një përfaqësues nga Korporata e Lotarisë së Kanadasë Perëndimore sugjeroi që ai t’ia kërkonte të dashurës së tij, Krystal McKay, që çmimin t’ja kalonte asaj që kishte një llogari rrjedhëse aktive në bankë.

Por gjërat nuk shkuan sipas mirëbesimit që pritej.
Ai tani ka ngritur një padi kundër saj për përvetësim dhe kundër kompanisë së lotarisë, duke e akuzuar atë se i ka dhënë këshilla “të papërshtatshme”. Mësohet se Krystal tashmë poseduese e shumës në llogarinë e saj bankare, ka braktisur Lawrence dhe ka filluar bashkëjetesën dhe jetën e luksit me një mashkull tjetër.

Të ngjashme