Lajme
Dasma e Alex Soros, Edi Rama mes personave të cilët mbajtën fjalim! Një festë mes pushtetit dhe luksit
15 Qershor, 2025 | 2:47 pm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte mes të ftuarve të veçantë në dasmën e Huma Abedin dhe Alex Soros, e cila u zhvillua këtë fundjavë në Hamptons, Nju Jork.
Ceremonia u mbajt në një pronë private të familjes Soros në Water Mill dhe mblodhi një numër të madh personalitetesh nga politika, bota e biznesit dhe kultura.
Huma Abedin, bashkëpunëtorja e ngushtë e Hillary Clinton dhe një figurë me ndikim në politikën amerikane dhe Alex Soros, djali i filantropit George Soros, kurorëzuan lidhjen e tyre me një ceremoni që për shumëkënd u konsiderua si një nga dasmat më të rëndësishme të vitit.
Martesa bashkoi dy figura me profil të lartë dhe thelloi lidhjet mes botës së filantropisë, politikës dhe elitës globale.
Ndër të ftuarit ishin Hillary dhe Bill Clinton, nënpresidentja Kamala Harris me bashkëshortin Doug Emhoff, Nancy Pelosi, Chuck Schumer, Nicky Hilton Rothschild, redaktorja e Vogue Anna Ëintour, si edhe figura të tjera me ndikim në shoqërinë amerikane.
“Në një atmosferë të qetë dhe luksoze, të pranishmit shijuan pjatat e sofistikuara si agnolotti me tartufe, mish viçi Ëagyu dhe karkaleca në skarë, si dhe një përzgjedhje të pasur pijesh me shampanjë dhe tekila” – raporton New York Times.
Dasma përfshiu dy ceremoni, duke respektuar besimin mysliman të Abedin dhe trashëgiminë hebraike të Soros.
Sipas raportimeve, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte ndër ata që ngritën dolli për çiftin dhe mabjti një fjalim, së bashku me Hillary Clinton dhe vëllain e Alex Soros, Jonathan.
Romanca e Alex Soros 39-vjeç me Huma Abedin, 49 vjeçe ka magjepsur një pjesë të shoqërisë së lartë. Kjo pjesërisht për shkak se martesa e saj e fundit u përkeqësua në një mënyrë dramatike: ish-burri i saj, ish-kongresmeni Anthony Ëeiner, u përfshi në skandale të shumta seksuale përpara se ajo të njoftonte ndarjen e tyre në vitin 2016.
Soros dhe Abedin njoftuan fejesën e tyre korrikun e kaluar. Fillimisht ata planifikuan të martoheshin fshehurazi, raportoi Vogue të shtunën, por ndryshuan mendje pas një feste fejese të bashkë-organizuar nga Hillary Clinton në dhjetor, ku pjesëmarrësit ‘’ushtruan presion’’ mbi çiftin për të mbajtur një festë të madhe.




















































