Lajme
“Bëra atë që duhej”, pasi masakroi gruan, shqiptari në Itali priti policinë i ulur në stol
15 Qershor, 2025 | 9:36 am

E bëra atë që duhej”, kështu është shprehur shqiptari i cili masakroi me thikë ish-gruan e tij mbrëmjen e sotme në qytetin Tolentino, në provincën e Maceratës në Itali, në sy të dhjetëra kalimtarëve.
Siç shkruajnë mediat italiane, autori, pasi kreu krimin makabër nuk u largua, por qëndroi i qetë i ulur në një stol aty pranë, deri sa u vu në pranga nga policia.
Kur mbërritën forcat e karabinierëve, nuk bëri asnjë përpjekje për t’u arratisur apo për të rezistuar. Përkundrazi, dëshmitarët thonë se ai e priti policinë i qetë dhe është dëgjuar të deklarojë: “E bëra atë që duhej.”
Sipas rekonstruksioneve të para hetimore, autori ka mbërritur në vendin e ngjarjes me monopatinë. Ai e ka ndjekur dhe më pas e ka sulmuar brutalisht me thikë, duke e lënë të pajetë në tokë.
Viktima është Gentiana Hudhra, nënë e dy vajzave të moshës 21 dhe 23 vjeç, e cila punonte si kujdestare.


















































