Kryefjala Logo

Terror në shkollë, 10 nxënës humbin jetën pas të shtënave me armë në shkollë! Në mesin e viktimave dhe 15-vjeçarja nga Kosova

10 Qershor, 2025 | 9:37 pm

Austria vajton sot 10 viktimat e sulmit të ndodhur paraditen e sotme në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë.

Një person i identifikuar nga autoritetet vendase, u fut brenda në shkolle në Graz teksa qëlloi me armë në drejtim të studentëve duke lënë të vdekur 9 prej tyre, 1 mësues si dhe afro 30 të tjerë të plagosur. Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, në mesin e viktimave është dhe një studente 15-vjeçare me origjinë nga Kosova.

Personi që kreu krimin dyshohet të jetë vetëvrarë në në tualetin e shkollës, ndërsa të paqarta vijojnë të mbeten arsyet që e çuan agresorin, një ish-nxënës i kësaj shkolle të kryente sulmin tragjik.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila në një postim në Tëitter shpreh keqardhjen për jetët e humbura.

“Sulmi i tmerrshëm i sotëm në një shkollë në Graz të Austrisë është shkatërrues. Shkollat ​​duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë, mësojnë dhe rriten, jo vende dhune dhe terrori.

Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit shumë shpejt dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Ne lutemi për një shërim të plotë për të plagosurit dhe për shërim në ditët në vijim.”

Të ngjashme