Kryefjala Logo

Vinin nga Italia, sekuestrohen 45 mijë Euro të padeklaruara në Portin e Vlorës

10 Qershor, 2025 | 11:01 am

Mbi 45 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar në portin e Vlorës. Eurot janë gjetur në një furgon që vinte nga Brindisi.

“Sot me date 10.06.2025, rreth ores 08.00, gjate perpunimit te tragetit te linjes Brindesi-Vlore, sherbimet e DVKM Vlore, kane kaluar per kontroll ne vijen e dyte automjetin tip Mercedes Benz Vito, me targe AA 374 LC, me drejtues mjeti shtetasin Kreshnik Ramo. Gjate kontrollit ne vijen e dyte, ne sediljen e mjetit jane gjetur nje sasi prej 45600 euro te pa deklaruara.

Menjehere eshte bere shoqerimi i shtetasit ne ambjentet e DVKM Vlore dhe po kryhen veprimet proceduriale si i dyshuar per “ Mosdeklarimi ne kufi i te hollave dhe sendeve me vlere” parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal”, njoftoi policia.

Të ngjashme