Kryefjala Logo

Shpërndanë pamjet ne rrjete sociale. Dhunuan të miturën dhe procedohen penalisht 5 vajza në Tiranë

7 Qershor, 2025 | 5:06 pm

Gjashtë të mitura janë përfshirë në një sherr banal, teksa 5 prej tyre kanë postuar në rrjete sociale pamje nga konflikti i dhunshëm, me qëllim denigrimin e njërës prej të miturave.

Sakaq, autoritetet kanë proceduar penalisht 5 të miturat, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetase të mitura, pasi dyshohet se kanë publikuar në rrjete sociale një konflikt të ndodhur midis tyre me një tjetër shtetase të mitur”, bëri me dije policia e kryeqytetit.

Të ngjashme