Kryefjala Logo

Gazetari serb filmon fshehurazi stërvitjen e Kombëtares Shqiptare

5 Qershor, 2025 | 11:34 pm

Lojtarët e kombëtares shqiptare të futbollit zhvilluan këtë të enjte një seancë të lehtë stërvitore në Tiranë. Ajo ishte e mbyllur për publikun, por një gazetar i portalit serb kurir.rs ka arritur të filmojë pamje të përgatitjeve të kuqezinjve për të shtunën.

Stërvitja u zhvillua në fushën që është pjesë e kompleksit të FSHF-së. Trajneri Silvinho mori pjesë aktive në stërvitje. Ai dukej i kënaqur me lojtarët e tij, gjë që mund të shihet edhe nga thirrjet e shpeshta “Bravo”. (Pamjet)

Shqipëria do të luajë të shtunën ndaj Serbisë në Tiranë dhe më 10 qershor do të sfidojë Letoninë në fushën e saj.

Të ngjashme