Lajme
Vrasja e Liridonës, Naim Murseli vetshpallet i pafajshëm
4 Qershor, 2025 | 1:52 pm

Naim Murseli, i dyshuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, është deklaruar i pafajshëm.
Veç tjerash, ai ka thënë se nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, ai vetë do të kërkojë dënim të përjetshëm për veten, shkruan Insajderi.
“Unë deklarohem i pafajshëm. Sa i përket aktakuzës, dua të shtoj se nëse të vërtetohen pretendimet e prokurorisë, për vetën time do të kërkoj dënim të përjetshëm”, deklaroi Murseli.
Kushtrim Kokalla është deklaruar i pafajshëm, ndërkaq Granit Plava është mbrojtur në heshtje.


















































