Kryefjala Logo

Gjin Gjoni : Qytetarët e Lezhës nuk nënshtrohen as manipulohen, ata kërkojnë ndryshim dhe drejtësi. Këtë e garanton Partia Demokratike

2 Maj, 2025 | 8:35 pm

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës Gjin Gjoni në hapsirë e tij ne rrjetet sociale është shprehur për rivalin politik të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu
Në mesazhin e tij Gjin Gjoni thotë: “Asnjë tentativë, makinacion apo çfarë do lloj retorikë nuk do mund ta ndalojë fitoren e thellë të PD në Lezhë. Të njëjtin skenar dhe gjuhë që ke përsëritur dy vite më parë, dhe sot e rikthen, jo për interesin publik, por për llogari elektorale dhe manipulim të opinionit qytetar, nuk jep më efekt.

Në datën 11 maj, unë dhe kandidatët e PD do të të përballemi me PS në mënyrë të vendosur dhe do të iu mundim më thellë se kurrë më parë. Qytetarët e Lezhës nuk nënshtrohen as manipulohen, ata kërkojnë ndryshim dhe drejtësi dhe këtë e garanton programi i Partisë Demokratike. Ne do të fitojmë në çdo cep të Lezhës.

Nuk mund të fshihesh më pas retorikës boshe vashdon ai dekleratën ndaj Pjerin Ndreut : “ke larguar nga puna qindra qytetarë vetëm pse ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Institucionet i keni fryrë me punësime klienteliste për qëllime elektorale, e din e gjithë Lezha, por më 11 maj qytetarët do të flasin me votë.”

Ju bëj thirrje të ndaloni manipulimet elektorale. Çdo përpjekje për të devijuar vullnetin e sovranit do të na ketë përballë. Kam dëshmuar se marr përgjegjësi deri në fund, dhe kështu do të bëj edhe tani.

Unë nuk kandidoj për interesa personale apo për mandat. Po luftoj për fitoren e Partisë Demokratike dhe për ndryshimin që qytetarët e Lezhës e meritojnë. As ti Pjerin, as mërcenarët tuaj nuk do ta ndalin këtë fitore.#GG#.

c107aeb0 ea9a 4144 9f70 9507a1782ff7

Të ngjashme