Lajme
E rëndë! Burri vret gruan dhe më pas veten në Shkodër
2 Maj, 2025 | 10:37 am

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqendrën e veriut paraditen e kësaj të marte.
Burime për mediat bëjnë me dije sipas Newsbomb.al se në Shkodër, në afërsi të pedonales së këtij qyteti, një shtetas, i cili thuhet se është turist ka qëlluar me armë zjarri për vdekje bashkëshorten e tij dhe më pas veten.
Si pasojë fatkeqësisht të dy shtetasit e huaj, kanë humbur jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe priten më tepër detaje në vijim.


















































