Lajme
Adriana Kalaja: Në garë me dinjitet, për një Shqipëri Madhështore – jo si kundërshtare, por si mike
24 Prill, 2025 | 11:18 am

Kandidatja për deputete në Qarkun Tiranë, Adriana Kalaja, ka organizuar një takim të veçantë me gra dhe vajza të angazhuara politikisht, ku e pranishme ishte edhe figura historike e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha.
Ngjarja, e cila u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe reflektive, u përshkua nga mesazhe bashkimi dhe respekti mes grave në politikë – pavarësisht rivalitetit zgjedhor.
“Jemi rivale në një garë, por jo kundërshtare. Mbi të gjitha, jemi mike – dhe kështu duhet të mbetemi deri dhe pas 11 majit,” shkruan Kalaja, duke sjellë një frymë ndryshe nga retorika përçarëse që shpesh dominojnë fushatat elektorale.
Në këtë event të ideuar dhe drejtuar prej saj, Kalaja theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për një kauzë të përbashkët, duke u shprehur se ndodhet në një garë të vështirë, por me një synim të madh: një Shqipëri më të drejtë, më përfaqësuese dhe më dinjitoze.
“Do ja dalim deri në fund, për një Shqipëri Madhështore,” – përfundon ajo, duke i bërë thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë alternativën që përfaqëson:
#votonumrin1
#votoPDASH
#votoADRIANAKALAJA





















































