Kryefjala Logo

Adriana Kalaja si Elon Musk. Giveaway me shpërblim për mbështetësit e saj

19 Prill, 2025 | 10:13 pm

Kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun Tiranë në zgjedhjet e 11 Majit, Adriana Kalaja, ka publikuar një video në rrjete sociale ku i bën thirrje ndjekësve për mbështetje.

Si asnjëherë më parë në Shqipëri por me një formulë të eksperimentuar në SH.B.A nga Elon Musk, Kalaja thotë se do të shpërndajë para 1000€, 500€, 200€ për ata që do ta mbështesin. Adriana Kalaja premton në instagram dhe facebook tre çmime për ndjekësit e saj.

Çmimi i parë me 1 mijë euro shpërblim, i dyti më 500 euro dhe i treti me 200 euro. Fituesit sipas saj do shpallen 1 ditë para zgjedhjeve, më 10 Maj, ora 19:00.

Të ngjashme