Kryefjala Logo

Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbardhen SMS-të që autori dërgoi shoqes së viktimës nga celulari i saj: Po dal me një djalë që njoha në rrugë

15 Prill, 2025 | 11:30 am

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen makabre të 22-vjeçares shqiptare në Itali, nga ish i dashuri i saj me origjinë filipinase. Në një artikull, La Repubblica shkruan se 23-vjeçari i ka shkruar njërës prej shoqes së Ilarias, sikur kjo e fundit kishte njohur një djalë dhe do të kalonte natën me të

“Nuk e di nëse do të bëj ndonjë budallallëk. Por do të shkoj në shtëpinë e një djali që takova në rrugë. Unë isha keq.”

Është data 26 mars kur Maria Sofia kontaktohet nga celulari i Ilaria Sulës, mikes së saj më të mirë. 22-vjeçarja një natë më parë kishte qenë në shtëpinë e ish-të dashurit të saj Mark Samson dhe pasi e vrau, i mori celularin dhe nisi t’i dërgonte mesazhe në emër të saj për të mbuluar gjurmët e tij. Një akt i tmerrshëm kriminal, që pasi u godit me thikë, Ilaria u mbyll në një valixhe dhe u hodh nga një shkëmb në Capranica Prenestinë.

Biseda tashmë është pjesë e hetimit. Dhe gozhdon sjelljen e djalit 23-vjeçar, i cili pas kryerjes së vrasjes, dëshiron t’i bëjë njerëzit të besojnë se vajza është ende gjallë, duke simuluar një takim romantik me një djalë të supozuar për të mashtruar shoqen më të mirë të Ilarias.

Të ngjashme