Kryefjala Logo

Arbëri vëllai i Erion Veliajt, paguan Mero Bazen për sulmin ndaj prokurorëve të SPAK

3 Prill, 2025 | 10:02 pm

Mjafton të shikoni këtë shkrim, këtë editorial të Mero Bazes, ku flitet kundër SPAK-ut dhe prokurorëve, ka pasur të tjerë pardje, më përpara, ditë pas dite shumë shkrime gjatë kohës kur ishte çështja e Veliajt në Gjykatën e Apelit, me dhjetëra kundër SPAK-ut, kundër prokurorëve raporton portali CNA.
Por shikoni se çfarë ndodh në këtë shkrim?

Ne kemi nxjerrë thjesht dhe vetëm foto nga shkrimi. Është reklama e kompanisë “ONE”. Pra Mero Baze sulmon SPAK-un, sulmon prokurorët me urdhër nga burgu i Durrësit me telefonatë të Erion Veliajt me vëllanë e tij Abër Veliaj dhe nga ana tjetër Mero Baze paguhet nga vëllai i Erion Veliajt.
Kompania “One”, reklamat e saj administrohen, shpërndahen nga Arbër Veliaj, pra Mero Baze sulmon prokurorët për llogari të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, vëllai i tij paguan reklamën, e cila është pikërisht në këto shkrime që janë kundër SPAK-ut.
Vëllai paguan për vëllanë që ka në burg që ushtarët e tij të shajnë prokurorët, gjykatësit, të gënjejnë thjesht dhe vetëm me qëllimin që Erion Veliaj të ndiqet në gjendje të lirë.
Kjo është strategjia që kërkojnë mediat e pushtetit dhe paratë që të bëhet propagandë, që të gënjehen shqiptarët, që të shpiken lloj-lloj termash, gënjeshtrash, skenarësh, bëhen me vullnet, por jo me të lirë, por me vullnet të paguar nga vëllai i Erion Veliajt dhe këtu keni disa foto që tregojnë se si sulmohet SPAK nga Mero Baze dhe vëllai i Erionit i paguan lekët për reklamën në mënyrë indirekte, shkrime jo vetëm të porositura por dhe të paguara për interesa krejtësisht klienteliste dhe korruptive.

CNA do publikojë në vijim përgjimet ku Erion Veliaj flet per Meron, porositë nga burgu dhe shërbimet me editoriale e shkrime kundër prokurorëve me urdher nga burgu i Durrësit./ CNA

c87e2803 b61d 43eb 8dfd baef577804fa

22fbdf1e 5b5c 4af6 af40 caea726d7070

9c943a26 8ea6 4657 98d7 b4a3279b0e6b

f94f5073 2e48 4657 bef7 2c9f4a2ce7a1

Të ngjashme