Kryefjala Logo

Plagoset me thikë 36-vjeçari në Pogradec, policia shpall në kërkim autorin

29 Mars, 2025 | 10:26 pm

Një 36-vjeçar është plagosur me thikë këtë mbrëmje në qytetin e Pogradecit.

Policia bën me dije se 36-vjeçari me inicialet M.T., u qëllua me mjet prerës nga L.O., i cili është shpallur në kërkim.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur krimin.

Aktualisht 36-vjeçari i plagosur ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë
Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit

Të ngjashme