Kryefjala Logo

“Nuk ka shenja frenimi”, gazetari për aksidentin tragjik në Fushë-Prezë: Drejtuesi i betonieres pa patentë…

20 Mars, 2025 | 12:06 pm

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në Fushë-Prezë ku katër djem të rinj humbën jetën pasi automjeti i tyre tip Mercedes-Benz S-Class u përplas me një betoniere dhe shpërtheu në flakë. Fatkeqësisht, të rinjtë që mbetën të bllokuar në mjeti, u dogjën brenda makinës.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj ka sjellë detaje të reja nga ky aksident tragjik ku shprehet se në vendngjarje nuk ka shenja frenimi, çka tregon se drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar fare dhe më pas ka përplasur nga pas betonieren.

Benzi i të rinjve ka qenë me shpejtësi tejet të madhe. Ndërkohë pritet ekspertiza e ekspertëve për të përcaktuar shpejtësinë që ka patur mjeti me 4 viktimat brenda.

Të ngjashme