Kryefjala Logo

Transportoi të lënduarit nga zjarri në Maqedoninë e Veriut, ndërron jetë shoferi ambulancës

17 Mars, 2025 | 11:25 am

Një shofer autoambulance nga Koçani ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, i cili gjatë gjithë natës ka transportuar të lënduarit nga zjarri i tmerrshëm në një diskotekë të kësaj qyteze në lindje të vendit.

Siç transmeton portali “Metropola”, Ile Gocevski ka ndërruar jetë në orët e vona të mëngjesit të sotëm pasi kishte shkuar në shtëpi për të pushuar pas një dite të vështirë dhe të gjatë duke transportuar persona të lënduar.
Të kujtojmë, zjarri i tmerrshëm që shpërtheu të dielën, pak para orës tre të mëngjesit, përfshiu 1.500 njerëz në diskotekën “Pulse” në Koçan. Në zjarr u plagosën 155 persona, ndërsa të paktën 59 persona humbën jetën.

Të ngjashme