Kryefjala Logo

24-vjeçarja nga Palestina dyshohet të jetë vrarë më 22 shkurt/ Kamerat zbuluan bashkëshortin teksa largohej me taksi

28 Shkurt, 2025 | 10:22 am

24-vjeçarja Rayan Alwan me origjine nga Palestina dyshohet të jetë vrarë nga burri i saj Fadi Alwan me datën 22 shkurt.

Sipas këqyrjeve të pamjeve filmike rezulton se 49-vjeçari ka dalë nga apartamenti në rrugën e Kavajës te shtunën e 22 shkurtit ku rezulton se ka marrë një taksi dhe është nisur drejt Rinasit.

Të dhënat flasin se udhëtimi i tij ka qenë drejt Greqisë. Si 49-vjeçari dhe e reja 24-vjeçare ishin të pajisur me dokumente greke e ndërsa prej vitesh jetonin ne Gjermani

Prokuroria dyshon se 49-vjeçari Fadi Alwan ka zgjedhur pikërisht Shqipërinë për të vendosur planin e tij atë të vrasjes së bashkëshortes.

Nga deklarimi i dhënë ne polici nga pronari e banesës tregohet se shpesh here flisnin gjumë nga Lindja e Mesme e ndërsa ishin prezantuar si turiste.

Policia e shtetit ka nisur gjurmimin e autorit të dyshuar të ngjarjes ku lidh kontakte me autoritetet greke. Rayyan Alwan u gjet me shenja dhune dhe dëmtime nga thika në pjesën e barkut nga pronarja e banesës.

Shkak i krimit të rëndë mbetet ende i paqartë, e ndërsa pas përfundimit të procedurave ne IML autoritet do të kontaktojnë me familjaret për tërheqjen e trupit të pajetë.

Të ngjashme