Kryefjala Logo

Shqiptari kapet duke shitur lëndë narkotike në Festivalin e Venecias

26 Shkurt, 2025 | 8:34 am

Trafikantët e drogës shfrytëzojnë edhe eventet festive për të shitur mallin e tyre dhe fituar sa më shumë nga kjo tregti ilegale.

Një rast i tillë është evidentuar gjatë karnavaleve në Venecia, teksa një 22-vjeçar shqiptar u kap duke shitur kokainë.
Por ajo që surprizoi efektivët ishte fakti se lënda narkotike në pjesën më të madhe të saj ishte e fshehur në të brendshme. Në total u sekuestruan 40 doza kokaine.

Zbulimi u bë pikërisht gjatë monitorimit të shtuar të festave, kur kërkesa për drogë rritet në mesin e mijëra turistëve. Shqiptari u pikas ditën e hënë (24 shkurt) nga katër policë të patrullës së Venecias.

Të ngjashme