Kryefjala Logo

Polici i burgut të sigurisë të lartë në Burrel tenton ti jap fund jetës

26 Shkurt, 2025 | 7:50 am

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Burrelit.

Një polic i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit dyshohet të ketë qëlluar veten me armën e shërbimit. Ai sapo ka mbërritur në spitalin e Burrelit dhe sipas bluzave të bardha, gjendja e tij është kritike pasi ka marrë plumb në kokë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e policit.
Grupi hetimor është në vendngjarje për të zbardhur se cili ka qenë shkaku i vetëplagosjes.
Polici ka inicialet S. N, rreth 58 vjeç.

Të ngjashme