Lajme
Iu mor jeta tragjikisht në Potam/ Ish-efektivi apeloi dënimin me 18 vite burg, flet gjyshi i 7-vjeçares
22 Shkurt, 2025 | 9:09 am

Dënimi me 18 vite burg i ish-policit Arjan Tase që përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdiaj, zhvillohet sot gjyqi në Apel pas disa seancave të dështuara.
Por, gjyshi i Jonadës nuk lejohet të flasë në gjyq. Sakaq Ismet Avdia tha për News24 se “vendimi i shkallës parë Vlorë ka dhënë drejtësi dhe një rikonfirmim i këtij vendimi do të ishte dinjitoz në tragjedinë tonë familjare”.
Më datë 19 shkurt ora 9 e 30 pas rreth 5 dështimeve në seancat e Apelit u zhvillua seanca e plotë dhe e gjatë në kohë në Apelin e Tiranës.
Në seancë morën pjesë përveç dy avokatëve të të pandehurit edhe vetë vrasësi, i cili ishte prezent në gjyq.
















































