Lajme
“Vëllai i Erionit po ndan çanta me para”, Ola Xama komenton akuzat e Berishës: Arbër Veliaj ka kompani marketingu
21 Shkurt, 2025 | 12:10 am

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar hapur Arbër Veliaj, vëllain e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke pretenduar se ai është kthyer nga Vjena dhe po shpërndan para për të ndihmuar të vëllanë e burgosur, shkruan Newsbomb.al.
Gazetarja Ola Xama, në emisionin “Të Paekspozuarit”, theksoi se Arbër Veliaj është pronar i një kompanie marketingu që menaxhon buxhetin e reklamave për disa banka dhe kompani telekomunikacioni. Ajo shtoi se nëse ndodhin favorizime, ato duhet të hetohen.
“Vëllai i Veliajt ka kompani marketingu, që mbledh buxhetin e reklamava të disa bankave, një kompanie telekomunikacioni, etj, patjetër ndan reklame. Nëse ka favorizim pastaj, është për tu konstatuar”, tha Xama,sipas Newsbomb.al
















































