Lajme
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, makina me 4 vetë përplaset me trafikndarësen! Pasi dalin nga mjeti përplasen nga një tjetër, shoferi humb jetën.
17 Shkurt, 2025 | 8:46 am

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 05:05 në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi G. M., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Pasi ka dalë nga makina bashkë me tre pasagjerët, ata janë goditur nga një tjetër automjet me drejtues shtetasin I. L.
Si pasojë e goditjes, G. M. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tre pasagjerët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Drejtuesi i automjetit të dytë, I. L., është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.
‘Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L. Për pasojë, shtetasi G. M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim. Shtetasi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale.’, njofton policia
















































