Lajme
One Albania në SPAK: Kompania kliente e Arbër Veliaj vëllait të Kryebashkiakut, fiton tenderat e bashkisë, miliona euro që janë dhënë deri tani
12 Shkurt, 2025 | 4:49 pm

Një prej kompanive për të cilat është shkruar në raportin prej 366 faqesh të Prokurorisë së Posaçme ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është dhe kompania “One Albania”, e cila deri në vitin 2024 i ka dhënë kompanisë Gogel Shpk me pronar vëllain e kryebashkiakut, plot 551 milionë e 640 mijë lekë të reja për reklamë PR në media dhe fushata të ndryshme publicitare që nga nënshkrimi i kontratës.
Por edhe pse kompania ONE Albania bën këtë reklamë në hapësirën mediatike shqiptare, prapë ajo, nëpërmjet mekanizmave sipas SPAK ka gjetur rrugën për të marrë para nga Bashkia e Tiranës në tendera të veçantë që janë nxjerrë me zëra përkatës nga raporti i prokurorisë SPAK, sipas Newsbomb.al
Lidhur me veprimet hetimore ndaj subjketit “Gogel” shpk
68. Në lidhje me kompaninë Gogel shpk, rezulton të jetë themeluar në datën 17 prill 2009, me një kapital fillestar prej 9,800,000 lekë. Aktualisht kjo shoqëri operon me status aktiv nën administrimin e zonjës Riana Mucobega. Aktiviteti kryesor i kompanisë përfshin marketingun, promovimin dhe organizimin e eventeve, tregtimin e hapësirave mediatike, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve softëare si dhe ofrmin e konsulencave dhe shërbimeve në fushën e mediave dhe teknologjisë. Gogel shpk është filiali i kompanisë Gogel Holdings në pronësi të shtetasit Arbër Veliaj, shkruan Newsbomb.al
68.1. Nga hetimet rezulton se klienti kryesor i Gogel shpk është “One Albania” me një total shitjesh që arrin në 551,639,924 lekë (deri në datë 5 qershor 2024). Nga ana tjetër, nga hetimet evidentohet se kompania One Albania ka marr ëpjesë në disa procedura prokurimi publik dhe ka arritur të shpallet fituese në disa prej tyre, duke bashkëpunuar kryesisht me Qeverisjen Vendore në Tiranë përfshirë këtu tenderin me objekt “Shërbim i infrastrukturës së dedikuar optike dhe shërbimeve data” me një fond limit prej 74,398,398 lekë. Për këtë tender kompania është shpallur fituese në datën 15 tetor 2024 me një vlerë kontraktuese prej 68,774,075 lekë. Një tjetër projekt i rëndësishëm ka qenë ofrimi i shërbimeve online për monitorimin e trafikut urban në bashkinë Tiranë. Ky tender me një fond limit prej 41,662,726 lekë rezultoi me nënshkrimin e kontratës më 1 nëntor 2024, me një vlerë përfundimtare prej 40,383,527 lekë.


















































