Kryefjala Logo

Tjetër tërmet i fuqishëm në Santorini me magnitudë 5 Rihter

12 Shkurt, 2025 | 8:42 am

Cikladët kaluan një tjetër natë të vështirë , pasi tërmetet vazhduan të ndodhin gjatë natës në Santorini dhe Amorgos.

Në orën 03:14 minuta të mëngjesit të së mërkurës, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, ka ndodhur një tërmet i fortë me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter.

Lëkundjet kanë qenë me qendër 24 km. SSE i Arkesinit, Amorgos dhe thellësia fokale 12.5 kilometra.

Vlen të theksohet se lëkundjet sizmike janë ndjerë në shumë zona.

Nisur nga masat e marra në këto zona shkollat mbyllen deri të premten në Santorini dhe Amorgos.

Të ngjashme