Lajme
Prokuroria kërkoi arrest në shtëpi, gjykata e Korçës liron dy vajzat që denigruan 100 minorene duke u postuar foto intime
9 Shkurt, 2025 | 6:44 pm

Gjykata liroi dy vajzat të cilat u arrestuan 3 ditë më parë nga policia e Korçës, me akuzën e pornografisë me të mitur, pasi ato dyshohet se përmes një faqe në rrjetin social Instagram, kanë publikuar mesazhe me përmbajtje shantazhuese dhe video e foto me përmbajtje pornografike.
Prokuroria kërkoi për të dyja vajzat të liheshin në masën e arrestit në shtëpi, deri në përfundim të hetimeve, ndërkohë që Gjykata ka caktuar masa më të buta se ato që kërkoi akuza për Persea Malaveci, dhe E.P.
Gjykata vendosi ‘detyrim paraqitjeje’ për 19-vjeçaren Malaveci, dhe mbikëqyrje nga prindërit për të miturën 17-vjeçare, me inicialet E.P.
















































