Kryefjala Logo

Gruaja vret dy fëmijët dhe më pas veten në Gjermani

5 Shkurt, 2025 | 7:41 pm

Gjermania është tronditur mbrëmjen e së mërkurës nga një krim në familje, pasi tre trupa të pajetë janë gjetur në një shtëpi në Villingen-Schwenningen.

Policia beson se kemi të bëjmë me një tragjedi familjare. Një grua 45-vjeçare mësohet se ka vrarë fillimisht dy djemtë e saj dhe më pas veten, sipas BILD.

Ka qenë kryefamiljari 45-vjeçar ai që ka gjetur të pajetë në banesë mbrëmjen e së martës bashkëshorten e tij dhe dy djemtë, 14 dhe 16 vjeç.

Të ngjashme