Kryefjala Logo

Të shtëna me armë drejt efektivëve të Policisë në Malësinë e madhe

2 Shkurt, 2025 | 7:39 am

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Linaj, Malësia e Madhe, ku është qëlluar me armë në drejtim të një patrulle policie.

Sipas informacioneve për mediat, efektivët ishin duke hequr disa kamera sigurie kur dy persona hapën zjarr ndaj tyre. Për fat të mirë, deri më tani nuk raportohet për të lënduar nga ky incident, shkruan Newsbomb.al

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shoqëruar disa persona në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Sakaq, hetimet vijojnë për të identifikuar autorët dhe motivin e sulmit.

Të ngjashme